Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli vihet pas Bremerit

Qendërmbrojtësi brazilian Bremer po shihet si lojtar i duhur për të zgjidhur problemet e repartit defensiv te Liverpooli.

Mediumet italiane kanë shkruar të enjten, se Liverpooli tashmë ka kontaktuar skuadrën e Torinos duke i bërë me dije se është i interesuar në shërbimet e Bremerit.

Raportohet se për transferimin e tij, Liverpooli është i gatshëm të shpenzojë rreth 15 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Liverpooli është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Virgil van Dijkut dhe Bremer ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Juergen Klopp.

23-vjeçari këtë edicion ka 12 ndeshje dhe një gol të shënuar në Serie A, kurse me Torinon ka kontratë deri në vitin 2023.

Krahas Liverpoolit, interesim për Bremerin kanë treguar edhe Evertoni e Fulhami.