Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli udhëheq garën për transferimin e Malenit

Liverpooli është duke udhëhequr garën për transferimin e sulmuesit të PSV-së, Donyell Malen, raporton “Voetabal International” të enjten.

Talenti 22-vjeçar po kërkohet nga Liverpooli për ta zëvendësuar Divock Origin.

Për Malenin po interesohet edhe Barcelona, ndërsa më herët kishte shprehur interesim Arsenali.

Malen në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion i ka realizuar 25 gola dhe asistuar nëntë të tjerë.