Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli u kthehet fitoreve

Skuadra e Jurgen Kloopit siguroi një fitore pas disa ndeshjeve pa e shijuar këtë ndjenjë.

Ndonëse ditë më parë u mposht me rezultat 2-0 nga e njëjta skuadër, Leicester City për Kupë të Anglisë, kësaj radhe “Të kuqtë” arritën të nxjerrin pikë të plotë në kuadër të Premier Ligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte skuadra e Kloopit që shënoi dy herë në pjesë të parë, fillimisht nga Salah (15’) dhe më pas shënoi edhe Coutinho (23’) përmes një gjuajtjeje të lirë.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-2 pasi vendësit shënuan përmes Okazakit në minutën e fundit shtesë nga një gjuajtje nga këndi, dështime këto me të cilat po përballet kjo skuadër tash e një kohë të gjatë, raporton Koha.net.

Pjesa e dytë doli të ishte më konkurruese pasi Liverpooli, në minutën e 68-të përmes kapitenit Jordan Henderson shënoi golin e tretë për rezultatin 1-3.

Por, vetëm një minutë më vonë, Leicesteri shënoi përmes Jamie Vardyt duke ngushtuar rezultatin në 2-3.

Pak minuta më vonë, një ndërhyrje e palejuar brenda 16-shit nga portieri Simon Mignolet bëri që gjyqtari i ndeshjes të referonte penalti, të cilën Vardy e mori përsipër ta ekzekutonte, por që nuk ia doli të shënonte.

Me këtë fitore, Liverpooli është ngritur në pozitën e 5-të me 11 pikë nga 6 xhiro të këtij sezoni, dhe është fitorja e parë pas 2 barazimeve, një në Ligë dhe një tjetër në Champions, dhe një humbjeje nga Leicesteri të vlefshme për Kupë të Anglisë, nga ku si pasojë u eliminua.

Ndërkaq, Leicesteri është në pozitën e 16-të me vetëm 4 pikë të mbledhura nga 6 ndeshje.