Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli fiton me përmbysje të rezultatit

Liverpooli ka fituar me përmbysje të rezultatit përballë Lutonit, në ndeshjen që i takoi xhiros së 26-të të Premier Leagues.

Kjo ndeshje u luajt të mërkurën në mbrëmje, për shkak se në fundjavë, Liverpooli luan në finale të Kupës EFL kundër Chelseat. Liverpooli fitoi me rezultatin 4:1, ndërsa golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët në minutën e 12-të me sulmuesin Chiedozie Ogbene.

Virgil van Dijk në minutën e 56-të dhe Cody Gakpo dy minuta më pas, e kthyen epërsinë e “të kuqve”.

Realizoi edhe Luis Diaz në minutën e 71-të për 3:1. Rezultatin përfundimtar e vendosi 20-vjeçari Harvey Elliott, me golin që e shënoi në minutën e 90-të. Mohamed Salah me 19 gola, Diogo Jota me 14, Darwin Nunez me 13, Cody Gakpo me 11 dhe Luis Diaz me 10 gola, e bëjnë Liverpoolin klubin e parë në pesë ligat evropiane që ka pesë lojtarë me 10 e më shumë gola të realizuar në të gjitha garat.

Liverpooli prinë në tabelë me 60 pikë. Manchester City i dyti dhe Arsenali i treti kanë 56 dhe 55 pikë.