Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli synon ta shesë Origin

Divock Origi do të largohet nga Liverpooli. Drejtuesit e klubit anglez janë në pritje të ofertave për sulmuesin belg.

Krerët e klubit të Liverpoolit po shpresojnë ta shesin Origin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Transferimi i Luis Diaz nga Porto ka bërë që Origi të kërkojë largimin.

Për shërbimet e 26-vjeçarit interesim kanë shprehur tri skuadra.

Fiorentina, Atalanta dhe Burnley janë të gatshme të dërgojnë ofertat për sulmuesin.

Liverpooli për ta liruar Origin po kërkon së paku 20 milionë euro.