Liverpooli e ka bërë për t’u harruar rikthimin e Claudio Ranierit në Premier League pasi mposhti Watfordin me rezultatin 5:0. Roberto Firmino ndihmoi me “hat-trick”, ndërsa nga një gol shënuan Sadio Mane dhe Mohamed Salah, që dhuroi spektakël.
Sadio Mane e hapi serinë e golave në minutën e tetë dhe u bë afrikani i tretë që shënon 100 gola në Premier League.
Firmino golin e parë personal në ndeshje e realizoi në minutën e 37-të pas harkimit të James Milnerit.
Salah më pas me një aksion individual e të shkëlqyer realizoi për golin e tretë të vendësve në “Anfield”.
Firmino të dytin personal dhe të katërtin për skuadrën e vet e shënoi në minutën e 52-të, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në kohën shtesë.
Edhe
Salah shkëlqen në fitoren bindëse të Liverpoolit
“Të kuqtë” shkojnë në 18 ndeshje rresht në të gjitha garat pa disfatë.
Prijnë në tabelë me 18 pikë, ndërsa Watfordi ka vetëm shtatë pikë në tetë ndeshje.