Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli demolon Rangersin si mysafir 7:1

Liverpooli e ka mposhtur Rangersin si mysafir me rezultat të thellë 7:1 dhe e ka bërë një hap të madh drejt kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Në triumfin e ekipit anglez shkëlqeu Mohamed Salah që shënoi hat-trick brenda gjashtë minutash e 12 sekondash e që është rekord në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Scott Arfield në minutën e 17-të.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Roberto Firmono në minutën e 24-t.

Braziliani shënoi edhe golin e dytë në minutën e 55-të.

Uruguaiani Darëin Nunez realizoi golin e tretë në minutën e 66-të.

Edhe Liverpooli e kalon pa telashe Galatasarayn Futboll Liverpooli e kalon pa telashe Galatasarayn

Më pas ishte radha e Mohamed Salahu i cili shënoi tri herë brenda në minutat, 76, 80 dhe 81.

Golin e fundit për Liverpoolin e realizoi Hervy Elliot tre minuta para fundit të ndeshjes.

Me nëntë pikë, Liverpooli është i dyti në grup. Ka gjashtë pikë më shumë se Ajaxi që renditet i treti. Rangersi është i fundit pa pikë. Ka katër humbje në po aq ndeshje.