Golat e shënuar nga Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah, ia kanë siguruar Liverpoolit një fitore shumë të mundimshme në Premier League përballë Wolverhamptonit. Ishte ballafaqim i mbetur i xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Qendërmbrojtësi Van Dijk shënoi në minutën e 73-të, ndërsa rezultatin final në “Anfield” e vulosi Salah, katër minuta më vonë.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 39 pikëve dhe zë vendin e gjashtë. Wolverhamptoni mbetet në pozitën e 15-të me 24 pikë.