Liverpooli ka dëshmuar se është gati për vazhdim të garës për titull në Premier League. Lideri i kampionatit anglez të enjten ka shënuar fitore të thellë, 6:0, ndaj Blackburn Roversit, në miqësoren e luajtur në Anfield.
Sadio Mane, Naby Keita e Takumi Minamino shënuan golat e parë për Liverpoolin. Në pjesën e dytë kanë shënuar edhe Joel Matip, Ki-Jana Hoever dhe Leighton Clarkson.
Liverpooli ndeshjen e parë në Premier League e luan më 21 qershor ndaj Evertonit.
“Nuk ishte vetëm stërvitje, ishte test i rëndësishëm për ne. Është dukur shumë mirë prej fillimit të ndeshjes”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.