Liverpooli ka vazhduar me fitore në edicionin e ri të Premier Leagues.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot, të dielën e mposhti Brentfordin me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së dytë të Premier Leagues dhe u luajt në stadiumin “Anfield”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i krahut Luis Diaz, në minutën e 13-të realizoi për 1:0.
Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Mohamed Salah në minutën e 70-të. Liverpooli në ndeshjen e parë e mposhti Ipswich Townin me rezultatin 2:0. Ndeshjen e ardhshme, Liverpooli do ta ketë ndaj Manchester Unitedit më 1 shtator.