Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli po e përcjell situatën e Shkodran Mustafit

Shkodran Mustafi u fol shumë se mund të kalojë në Serie A të Italisë.

Megjithatë, qendërmbrojtësi shqiptar mund të ndërroje vetëm skuadër por jo edhe kampionat. Për shërbimet e 28-vjeçarit që është edhe fitues i Kupës së Botës është interesuar edhe Liverpooli së fundmi.

Kampioni në fuqi i Premier Leagues ka shumë lëndime në qendrën e mbrojtjes, dhe ka nevojë për përforcime.

Trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp, ka thënë se ai dëshiron një qendërmbrojtës, por nuk është i gatshëm të paguajë shumë para. “Evening Standard” raporton të shtunën se Mustafi mund të jetë opsion për mbrojtjen e Liverpoolit.

Ai do të mund të transferohej me çmim të ulët për shkak se i ka edhe gjashtë muaj në kontratë me “revolveristët”.