Liverpooli ka shprehur interesim për yllin e ri të Bayern Muenchenit, mesfushorin Jamal Musiala.
“Daily Express” ka bërë të ditur të martën se Liverpooli po e sheh Musialan si opsion më të mirë sesa Jude Bellinghamin, për të cilin Dortmundi po kërkon mbi 100 milionë euro.
Musiala po shkëlqen këtë edicion te Bayerni dhe Liverpooli është gati të ofrojë rreth 80 milionë euro për transferimin e tij në verën e vitit të ardhshëm. 19-vjeçari ka shtatë gola e pesë asistime në 11 ndeshje në të gjitha garat deri më tani.
Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, ndërsa ka regjistruar edhe 17 paraqitje për Gjermaninë.