Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hainer flet për të ardhmen e Musialas

Jamal Musiala

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka thënë se është i qetë për të ardhmen e yllit Jamal Musiala.

Ai ka treguar se Musiala ka kontratë deri në vitin 2026 dhe se i ka dyert e hapura gjithmonë te bavarezët.

“Dua që ai të qëndrojë me ne për kohë të gjatë. Nuk jemi me nxitim asnjëra palë”, ka thënë Hainer për “Munich AZ” të shtunën.

Për 20-vjeçarin ka pasur interesim nga skuadra të mëdha si Manchester City, Liverpooli dhe Real Madridi.

20-vjeçari në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka tri asistime në 10 paraqitje në të gjitha garat.