Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në garë për Musialan

Manchester City është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Jamal Musiala, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën. City është i vendosur ta sfidojë Liverpoolin dhe Real Madridin për shërbimet e mesfushorit të Gjermanisë. Musiala është pjesë e Bayernit, por më herët ka paralajmëruar largimin nga nga klubi gjerman pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. 20-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Musiala prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Bayernit dhe njëri prej lojtarëve më të mirë në pozitën e tij në kampionatin gjerman. Ai po shihet te City si përforcim i rëndësishëm për mesfushën dhe kampioni i Anglisë po e përgatit ofertën për kartonin e tij. Në 9 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Musiala ka 1 gol e 3 asistime për Bayernin.

Artikuj të ngjashëm