Jamal Musiala së shpejti do të firmosë kontratë të re afatgjate me Bayern Munichun. Mediumet gjermane kanë njoftuar të mërkurën se Bayerni ka kohë që është në negociata me mesfushorin për kontratën e re.
Marrëveshja në parim është arritur mes palëve dhe do të bëhet zyrtare vitin e ardhshëm. Me kontratën e re, Musiala do të mbetet pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2028. Aktualisht, ai ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2026.
19-vjeçari në vitin 2020 ka debutuar në ekipin e parë të Bayernit dhe është njëri prej lojtarëve të rinj më të vlerësuar. Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 14 paraqitje në Bundesligë.
Artikuj të ngjashëm