Kampioni i Evropës, Liverpooli, do të jetë pa mesfushorin brazilian Fabinho deri në fillim të vitit të ardhshëm, ka njoftuar të premten ekipi nga Premier League.
Për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës në ndeshjen e fundit ndaj Napolit në Champions, Fabinho është i detyruar të pauzojë për gjashtë javë të paktën, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Liverpolli konfirmon se për shkak të lëndimit, Fabinho nuk do të kthehet deri vitin tjetër. Ai tashmë ka nisur programin e rehabilitimit në mënyrë që të jetë i gatshëm për fillimin e vitit të ri”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.
Fabinho, 26-vjeçar, këtë edicion ka një gol dhe dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Liverpooli u transferua verën e vitit të shkuar nga Monaco dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.