Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli ofron Firminon për Paredesin

Skuadra e Liverpoolit është në negociata zyrtare me Paris Saint-Germainin për shkëmbimin e lojtarëve, përcjellë “90min” të shtunën.

Bëhet e ditur se Liverpooli ka ofruar Roberto Firminon për mesfushorin Leandro Paredes.

Paredes do të largohet nga Parisi këtë verë dhe po pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.

Liverpooli është i gatshëm ta sakrifikojë Firminon për Paredesin.

Firmino ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa Paredesi po kërkohet edhe nga skuadra e Juventusit.