Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e krahut, Nicolas Pepe nga Lille gjatë kësaj vere.
Mësohet se te Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 80 milionë dëmshpërblim për kartonin e tij.
Pepe 24-vjeçar, shihet nga Klopp si përforcim i madh për Liverpoolin që vikendin e shkuar fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve.
Ai ka shkëlqyer në edicionin e fundit te ekipi francez, pasi krahas 23 golave ka bërë edhe 12 asistime në të gjitha garat.
Pepe ka kontratë me Lillen deri në vitin 2022 kurse është edhe reprezentues i Bregut të Fildishtë.