Alessandro Bastoni është në listën e futbollistëve që synon t’i transferojë Liverpooli gjatë verës.
“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se klubi anglez është i gatshëm të paguajë deri në 45 milionë euro për mbrojtësin italian të Interit.
21-vjeçari i ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat për ekipin e trajnerit Antonio Conte.
Ai ka bërë katër asistime. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.