Raportohet se Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 180 milionë euro për yllin e Real Madridit, Marco Asensio.
Mundo Deportivo raporton se ylli i Realit ka një klauzolë prej 700 milionë euro, përderisa trajneri i ri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui dëshiron ta ketë në radhët e veta Asension, transmeton Koha.net.
Megjithatë raportohet se Reali është i gatshëm të shqyrtojë një ofertë të tillë të Liverpoolit.