Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Asension

Foto: Reuters

Skuadra e Liverpoolit po insiston për transferimin e Marco Asensios në fund të këtij edicioni nga Real Madridi.

“The Sun” raportoi të premten se Liverpooli është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim mbi 60 milionë euro për transferimin e Asensios, transmeton “Koha Ditore”.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp. Asensio 23-vjeçar ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 42 ndeshje për madrilenët në të gjitha garat.

Asensio te Real Madridi është transferuar para tre vjetësh nga Espanyoli për tetë milionë euro. Ka edhe 22 ndeshje me Përfaqësuesen e Spanjës.