Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli nis bisedimet me Firminon

Foto: Reuters

Liverpooli do të nisë bisedimet me Roberto Firminon për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi brazilian është në vitin e fundit të kontratës me ekipin anglez dhe është përfolur se mund të shitet gjatë kësaj vere.

Firmino sezonin e shkuar nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit Jurgen Klopp.

Por përkundër kësaj, është trajneri gjerman që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’ia vazhdojnë kontratën brazilianit.

Liverpooli thuhet se do t’i ofrojë Firminos kontratë dyvjeçare, që do ta mbante atë në “Anfield” deri në vitin 2025.

Firmino është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, kur u transferua nga Hoffenheimi.