Klubi i famshëm anglez, Liverpool mund të bëhet me pronar të ri në një të ardhme të afërt.
Çmimi i klubit është katërfishuar dhe pronari i “The Reds”, amerikani, John W Henry po mendon të shesë klubin legjendar anglez.
Siç raporton New York Post, klubi mund të ndryshojë pronar. Liverpooli u ble nga amerikanët për shumën e 500 milionë dollarëve, ndërsa sot çmimi është katër herë më i shtrenjtë. Një gjë e tillë do të sillte 1.5 miliardë fitime dhe shitja është një opsion gjithmonë e më konkrete, transmeton KP.
I interesuar për ta blerë klubin është sheiku Khaled Bin Zajed Al Nahaian, kushëriri i Mansour, pronari i Manchester Cityt, i cili bëri një tentativë për të blerë klubin në vitin 2017 por pa sukses.
Por, tani që Liverpooli “është në shitje”, situata mund të ndryshojë dhe miliarderi arab mund të tentojë për herë të dytë të blejë klubin e famshëm.