Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kushëriri i pronarit të Cityt tentoi të blinte Liverpoolin për 2 miliardë funte

Një kushëri i pronarit të Manchester Cityt, Sheik Mansour, ka bërë ofertë rekorde prej 2 miliardë funtesh (2.21 miliardë euro) për të blerë Liverpoolin këtë vit. Por oferta është refuzuar.

Një burim nga Liverpooli ka njoftuar për "BBC Sport" se klubi nuk është në shitje dhe nuk ka pasur diskutime me asnjë grup, shkruan sot Koha Ditore.

Burimi ka thënë se "Fenway Sports Group" (FSG), që ka në pronë Liverpoolin, merr rregullisht oferta, ndonëse ajo ofertë nuk ka arritur direkt te grupi.

Në fakt me këtë interesim është marrë shërbimi financiar i kompanisë që shërben si filtrues për bordin.

Sa i përket vlerës 2 miliardë funte, burimi i Liverpoolit ka thënë se nuk është një gjë që FSG-ja apo ndonjë pronar individual e ka vendosur.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)