Liverpooli ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Wolvesi, në një ndeshje mjaft të vështirë.
0-2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Mohamed Salah në minutën e 18 pas asistimit nga Fabinho.
E në minutën e 68 Salahu asistoi për mbrojtësin Virgil van Dijk, që shënoi golin e tij të parë për “Të Kuqtë” në Premier Ligë.
Pas kësaj fitore Liverpooli arrin në kuotën e 48 pikëve në krye të tabelës, kurse Wolvesi në vendin e shtatë ka 25 pikë.
Artikuj të ngjashëm