Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli merr tri pikë në fund, kryeson tabelën

Liverpooli ka marrë një fitore dramatike në minutat e fundit kundër Wolvesit në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 1:0.

Heroi i skuadrës së Jurgen Kloppit ishte Divock Origi, që realizoi pas asistimit të Mohamed Salah.

Para golit, Liverpooli kishte raste të panumërta për të shënuar.

Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Wolvesi i teti tubon 21 pikë.