Liverpooli ka shënuar fitore sot në Anfield Road ndaj Crystal Palace.
Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore minimale, transmeton Koha.net. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Sadio Mane kur po zhvillohej minuta e 73.
Liverpooli kontrolloi lojën dhe pati topin 72 për qind në këmbët e veta, dhe përkundër shumë rasteve të krijuara vetëm njëherë arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë pas Manchester Unitedit, që ka gjashtë pikë.
Artikuj të ngjashëm