Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me fitore të vështirë ndaj Crystal Palacet

Foto: Reuters

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Crystal Palace me një ndeshje shumë të tensionuar në “Anfield Road”.

Skuadra e Jurgen Kloppit arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 3, megjithatë ishin mysafirët ata që e mbyllën me epërsi pjesën e parë.

Në minutën e 34 Toënsendi i dha epërsinë Crystalit, pas asistimit nga Zaha, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të përmbysë rezultatin. Salahu shënoi dy gola, derisa nga një gol shënuan Mane e Firmino.

Milner në minutën e 89 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe Liverpooli “shkatërron” Crystal Palacen Sport Liverpooli “shkatërron” Crystal Palacen

Për mysafirët shënuan Tomkins e Meyer, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 90+5.

Në vendin e parë Liverpooli ka 60 pikë, derisa Crystal Palace në vendin e 14 ka 22 pikë.