Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me fitore të vështirë ndaj Crystal Palacet

Foto: Reuters

Skuadra e Jurgen Kloppit ka shënuar një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Crystal Palace.

Lideri i Premier Ligës shënoi fitore me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ishte Mane ai që shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 49.

Vendasit barazuan shifrat përmes Zahas në minutën e 82.

Por, pas tre minutave Firmino arriti të rikthejë epërsinë e Liverpoolit, për t’ia siguruar pikët e plota.

Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 37 pikëve në krye të tabelës, derisa Crystal Palace në vendin e 14 ka 15 pikë.