Portieri i Portos, Iker Casillas raportohet se është cak i Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Casillas, 36-vjeçar, mbetet portieri i parë i klubit portugez, por raportohet se kalimi i tij në Premier Ligë mund të bëhet realitet në fillim të vitit 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës spanjolle “El Pais”, Porto është përgatitur për largimin e portierit veteran për shkak të pagës së tij të lartë dhe bisedimet për largim e kanë alarmuar Liverpoolin.
Klubit anglez nuk i mungojnë portierët, por Simon Mignolet dhe Loris Karius nuk e kanë treguar veten për pozitën e numrit një.