Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me mungesa ndaj Crystal Palacet

Joel Matip, Lucas Leiva dhe Ragnar Klavan janë në dyshim për përballjen e fundjavës ndaj Crystal Palacem ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Të Kuqtë”, për këtë përballje, gjithashtu janë edhe pa dyshen angleze Jordan Hendersonin dhe Adam Lallanan, transmeton Koha.net.

“Fatkeqësisht nuk ka jam shumë pozitiv (sa i përket lëndimeve). Ka probleme të vogla muskulore për Joel Matipin, Lucas Leivan dhe ende ka probleme me ligamente Ragnar Klavan, dhe nuk mund të jetë i gatshëm për Crystal Palace”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Ai nuk e ka përjashtuar 100 për qind mundësinë që ata të mos luajnë, por sipas tij nuk mund të rrezikohet.

Në qendër të mbrojtjes partner i Dejan Lovrenit pritet të jetë Joe Gomez, që po ashtu ka pasur probleme me lëndime, dhe do të startonte për herë të parë në Premier Ligë që nga shtatori i vitit 2015.