Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli “mbret” i transferimeve në Premier Ligë

Afati kalimtar veror po del të jetë mjaft i nxehtë për skuadrat nga Premierliga.

Deri më tani, ekipet si Liverpool, Manchester United, City, Arsenal dhe Chelsea, kanë sjellë emra të rinj në Premierligë, duke shpenzuar mbi gjysmë miliardi euro.

Liverpooli është ekipi që ka shpenzuar më së shumti, deri më tani në afatin kalimtar.

“Të kuqtë” kanë transferuar katër futbollistë, duke shpenzuar 195 milionë euro, transmeton KTV.

Në vendin e dytë, renditet West Hami i Pellegrinit, që ishte mjaft aktiv gjatë kësaj vere.

‘Çekanët’ kanë shpenzuar 94 milionë funte për të sjellë në Londër, shtatë futbollistë.

Edhe Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror Futboll Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

Në pozitën e tretë është Manchester United, që ka transferuar tre futbollistë, duke shpenzuar 81 milionë funte.

Në top gjashtë skuadrat, që kanë shpenzuar gjatë kësaj vere janë edhe Arsenali, Manchester City dhe Chelsea.