Liverpooli po mendon qysh tash për afatin kalimtar të verës.
“The Reds” vazhdojnë të kërkojnë përforcime për mesfushën dhe pas blerjes së Nabil Keitas nga Leipzigu, i cili do të transferohet në Anfeild në fund të sezonit, synojnë edhe Mario Leminan e Southamptonit, transmeton KP.
Mesfushori nga Gaboni u transferua në Angli nga Juventusi për 17 milionë euro, me të cilët firmosi deri në 2022.
Pavarësisht kësaj, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pëlqen shumë futbollistin dhe në verë është gati të paraqesë ofertën zyrtare për 24-vjeçarin.
Përndryshe Liverpooli në vitet e fundit ka blerë disa lojtarë nga Southamptoni, i fundit Virgil van Dijk.