Mesfushori Naby Keita nuk do të largohet nga skuadra e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bëhet e ditur se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp llogarit në Keitan edhe pas përfundimit të këtij edicioni. Kështu që, drejtuesit e klubi anglez do t’i nisin negociatat me Keitan për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.
Thuhet se Liverpooli po synon ta mbajë Keitan ta paktën deri në verën e vitit 2025 pas insistimit të trajnerit Klopp.
26-vjeçar këtë edicion ka katër ndeshje në të gjitha garat me Liverpoolin. Ai në “Anfield Road” u transferua në vitin 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro.