Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e Pedrit pasi mesfushori spanjoll ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën.
Bëhet e ditur se Liverpooli pritet të ofrojë mbi 60 milionë euro për ta transferuar Pedrin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori 18-vjeçar po shihet si përforcim ideal për mesfushën tek ekipi anglez, që pritet së shpejti ta kontaktojë Barcelonën.
Pedri ka kontratë me katalonjasit deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjerë.
Ai këtë edicion ka dy ndeshje në La Liga dhe vlerësohet ndër lojtarët kyç të ekipit nga La Liga.