Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për dyshen e Moenchengladbachut

Liverpooli po synon të transferojë në verë dyshen e Borussia Moenchengladbachut, Denis Zakaria e Marcus Thuram, njofton “Express”, transmeton Koha.net.

Liverpooli mendon të ofrojë 100 milionë euro për transferimin e mesfushorit zviceran dhe të sulmuesit francez. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po shpreson të shtojë fondin e lojtarëve.

Zakaria kërkohet edhe nga Manchester Unitedi e Arsenali, ndërsa për Thuramin po interesohen edhe klube tjera.