Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, ka njoftuar "Daily Mail".
Ceballos 21-vjeçar pritet të largohet nga Reali në fund të këtij edicioni për shkak të minutazhës së vogël, dhe Liverpooli tashmë ka bërë gati ofertën për shërbimet e tij.
Ekipi anglez po e kërkon huazimin e Ceballosit me detyrim të blerjes së kartonit të tij në verën e vitit 2019.
Ceballos pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mesfushës.
Ceballos para fillimit të këtij edicioni u transferua te Reali nga Betisi për 16.5 milionë euro dhe me ekipin madrilen ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai këtë edicion ka shënuar dy gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.