Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i zhgënjyer me Arthurin

Te Liverpooli janë të zhgënjyer me huazimin e Arthurit nga Juventusi.

Sipas Fabrizio Romanos, Liverpooli nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes së brazilianit në fund të sezonit.

Liverpooli nuk e ka të detyrueshme blerjen e Arthurit. Nëse do ta blinte kartonin e tij, do të duhet t’i paguante Juventusit rreth 40 milionë euro.

Por, kjo nuk pritet të ndodhë pasi lojtari është lënduar dhe do të mungojë disa muaj.

Shkaku i shumë lëndimeve që kishte në mesfushë, Liverpooli huazoi Arthurin në ditën e fundit të afatit kalimtar.