Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i ofron vazhdimin e kontratës Fabinhon

Liverpooli ka nisur bisedimet me mesfushorin Fabinho për vazhdimin e kontratës.

Forma e mirë e brazilianit këtë edicion ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re me rritje të dukshme të pagës.

Klubi anglez i ka ofruar kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2025.

27-vjeçari në këtë sezon ka luajtur 42 ndeshje.

Fabinho është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018 kur u transferua nga Moncao.