Liverpooli po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë.
Klubi anglez, pas paraqitjeve fantastike këtë edicion, i ka ofruar Fabinhos kontratë të re.
Mesfushori brazilian ka kontratë deri në vitin 2023, përderisa klubi i ka ofruar rinovimin edhe për dy vjet të tjerë.
Përveç Fabinhos, kontratën mund ta vazhdojë edhe Gini Wijnaldum.
Mesfushori holandez është në vitin e fundit të kontratës me të kuqët.
Wijnaldum gjatë verës ishte kërkuar nga Barcelona, por transferimi nuk u bë.
Artikuj të ngjashëm