Liverpooli është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e Lillet, Jonathan David.
22-vjeçari po pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp që po e sheh si përforcim ideal.
David po shihet si zëvendësues i Mohamed Salahut që mund të largohet gjatë verës.
Për sulmuesin e krahut, interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Arsenali.
22-vjeçari këtë edicion ka shënuar 17 gola në të gjitha garat me Lillen.
Lille për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro dëmshpërblim.
Futbollisti kanadez ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm