Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e fiton Kupën EFL

Liverpooli e ka fituar Kupën EFL për herë të dhjetë.

Në finalen dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma në “Wembley”, Liverpooli fitoi 1:0 ndaj Chelseat.

Finalja e Kupës së Ligës u vendos pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Golin e fitores për Liverpoolin e shënoi Virgi van Dijk në minutën e 118-të. Ai shënoi me goditje me kokë.

Mbrojtësit holandez iu anulua një gol për ofsajd në minutën e 60-të, por këtë e kompensoi me golin e festës së madhe në minutën e 118-të.

Kështu Liverpooli e fiton trofeun e parë të edicionit në futbollin anglez.