Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli dhe Salahu ende pa marrëveshje për kontratën e re

Mohamed Salahu dhe Liverpooli ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të vazhduar kontratën.

Kontrata aktuale sulmuesit egjiptian i skadon në verën e vitit 2023, por te Liverpooli dëshirojnë që ai të mbetet edhe me gjatë në klub.

Sipas gazetarit Farizio Romano, Liverpooli dhe Salahu kanë biseduar, por ende nuk ka asgjë konkrete.

29-vjeçari u transferuar te skuadra angleze nga Roma për 42 milionë euro.

Ka shënuar 125 gola dhe ka bërë 47 asistime në 203 paraqitje.

Me Liverpoolin, Salahu e ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për klube dhe titullin e Premier Leagues.