Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli dëshiron ta mbajë Firminon

Liverpooli do t’i ofrojë kontratë të re Roberto Firiminos. Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri Jurgen Klopp llogarit në shërbimet e sulmuesit brazilian.

Liverpool do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2025.

Firmino këtë edicion ka humbur vendin e titullarit duke luajtur 662 minuta në Premier League, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.

30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Hoffenheimi.

Artikuj të ngjashëm