Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli afër transferimit të Strakoshës

Liverpooli është afër transferimit të portierit shqiptar Tomas Strakosha nga Lazio.

Menaxheri Jurgen Klopp është në kërkim të një portieri të ri gjatë kësaj vere, me Simon Mignoletin që pritet të largohet nga klubi dhe dyshimet për të ardhmen e Loris Kariusit.

Liverpooli është lidhur me një transferim të Alissonit të Romës, por Strakosha është një tjetër portier që mbetet në listën e klubit anglez dhe sipas Calciomercatos, “Të kuqtë” kanë mundësi të mirë për transferimin e tij, transmeton Koha.net.

Calciomercato raporton se Lazio është afër të sigurojë zëvendësimin e Strakoshës. Ata pritet të transferojnë Silvio Proton nga Olympiacosi.

Portieri i kuqezinjve ishte i rregullt te Lazio sezonin e kaluar, duke realizuar 53 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm