Klubi nga Anfield dëshiron të blejë lojtar nga rivali i tyre i urryer Manchester United.
Manchester United dhe Liverpool, dy skuadrat më të trofeshme në Angli dhe rrallëherë ka ndodhur që lojtarët të shkojnë nga njëra skuadër te tjetra.
Por një traditë e tillë mund të prishet kësaj radhe, kur Liverpooli është vënë pas mesfushorit të “Djajve të Kuq”, Marouna Fellaini, transmeton ksp.
Reprezentuesi belg nuk ka vazhduar kontratën me United dhe largimi i tij nga Old Trafford është pothuajse i sigurt.
Liverpool do të provojë që gjatë afatit kalimtar veror ta bind futbollistin për t’iu bashkuar Jurgen Kloppit.
Artikuj të ngjashëm