Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroacia me fitore të thellë ndaj Kanadasë

Ndonëse Kanadaja shënoi që në minutën e dytë, në fund të ndeshjes të luajtur të dielën mbrëma kanë festuar lojtarët e Kroacisë. Kroacia ka fituar 4:1 ndaj Kanadasë për hap të rëndësishëm drejt fazës së dytë të Kupës së Botës në Katar. Kanadaj shënoi për 1:0 në minutën e dytë. Alphonso Davies shënoi gol të bukur me goditje me kokë. Por kjo si duket vetëm ka motivuar më shumë lojtarët e Kroacisë.

Andrej Kramariq barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 36-të. Në fund të pjesës së parë për 2:1 shënoi Marko Livaja. Kramariq shtoi gol tjetër në minutën e 70-të për 3:1. Në minutën e 94-t, Lovro Majer vendosi rezultatin përfundimtar, 4:1.

Kroacia tani i ka katër pikë, sa edhe Maroku. Belgjika i ka tri pikë, ndërsa Kanadaja mbetet pa pikë dhe është pa gjasa të kalojë grupet. Pra nuk ka gjasa për avancim. Kroatët e belgët luajnë ndeshje vendimtare, ndërsa Marokun e pret ndeshje më e lehtë me Kanadanë.

Goli i katërt i Kroacisë

 

Edhe Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë Botërori 2026 3 j. më parë Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë

Kroacia ka kaluar në epërsi 3:1 në ndeshjen ndaj Kanadasë.

Golin e tretë e shënoi Andrej Kramariq në minutën e 70-të. Ai shënoi me goditje nga zona, pasi u lirua nga mbrojtësi kanadez.

Ivan Perishiq bëri asistimin.

Goli i tretë i Kroacisë


Kroacia e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Kanadasë.

Kroacia fillimisht ishte duke pësuar disfatë 1:0, por përmbysi rezultatin për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi 2:1.

Ndeshja i takon grupit F të Kupës së Botës në Katar.


Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Kanadasë, duke bërë përmbysje të rezultatit.

Është Marko Livaja që ka shënuar për 2:1 në minutën e 44-t.

Edhe Maroku shënon ndaj Kanadasë Botërori 2026 3 j. më parë Maroku shënon ndaj Kanadasë

Goli i epërsisë i Kroacisë


Kroacia ka barazuar në 1:1 rezultatin ndaj Kanadasë.

Andrej Kramariq ka shënuar në minutën e 36-të me goditje nga zona, pas një aksioni të bukur të kroatëve.

Goli i Kroacisë


Kanadaja po udhëheq 1:0 ndaj Kroacisë që në nismë të ndeshjes.

Alphonso Davies ka shënuar gol me goditje me kokë, që në minutën e dytë të ndeshjes.

Goli i Kanadasë


Ka nisur ndeshja e Grupit F të Botërorit “Katar 2022” mes Kroacisë dhe Kanadasë.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Khalifa International”.

Edhe Kanadaja synon befasi ndaj Marokut shumë të fortë Botërori 2026 3 j. më parë Kanadaja synon befasi ndaj Marokut shumë të fortë

Kroacia barazoi në ndeshjen e parë me Marokun pa gola, ndërsa Kanadaja humbi 1:0 nga Belgjika.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F sot, Maroku e mposhti 2:0 me Belgjikën.