Përfaqësuesja e Kroacisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës. Të mërkurën, Kroacia ka luajtur pa gola kundër Marokut, në ndeshjen që i takoi Grupit E.
Përkundër dominimit dhe posedimit të madh të topit që e pati për pjesën më të madhe të ndeshjes, Kroacia nuk arriti të shënojë gol për ta fituar ndeshjen e parë në turneun e Katarit. Prej shtatë tentimeve që i pati, vetëm dy ishin në kornizën e portës.
Në anën tjetër, Maroku pati vetëm dy gjuajtje në kornizën e portës prej shtatë tentimeve dhe nuk rrezikoi shumë portën kundërshtare.
Po ashtu, në këtë ndeshje u nda vetëm një karton i verdhë dhe atë për Marokun.
Duelin e radhës në grup, Kroacia e luan të dielën kundër Kanadasë, ndërsa Maroku përballet me Belgjikën.
Futbollisti i Bayern Muenchenit, Noussair Mazraoui është detyruar të largohet nga fusha në ndeshjen që skuadra e tij Maroku është duke e zhvilluar ndaj Kroacisë.
Ai pësoi një lëndim, që ia pamundëson vazhdimin e ndeshjes në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Ndeshja, kur po zhvillohet minuta e 60-të, është baras, 0:0.
Ka përfunduar pjesa e parë e duelit mes Marokut dhe Kroacisë, që i takon Grupit E të Kupës së Botës.
Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:0. Asnjëra prej skuadrave nuk patën ndonjë rast të mirë shënimi.
Madje, Maroku nuk pati asnjë tentim, ndërsa Kroacia prej tri tentimeve, dy i pati në kornizën e portës.
Ndeshja e Grupit F të Botërorit 2022 në futboll mes Marokut dhe Kroacisë po luhet në stadiumin “Al Bayt”.
Rezultati pas 20 minutave është 0:0.
Në ndeshjen tjetër në këtë grup luan Belgjika me Kanadanë.