Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liridon Leci i bashkohet Llapit

Llapi ka konfirmuar se është përforcuar me Liridon Lecin.

“Mbrojtësi i krahut të majtë, kampion në edicionin që lamë pas me FC Dritën, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë. Leci ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar, andaj vjen si një përforcim me vlera për KF Llapin”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Liridon Leci në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë (2014/15), FC Prishtinës(2013/14, 2016/17), FC Dritës (2017/18, 2018/19, 2019/20) si dhe ka luajtur edhe në Suedi tek skuadrat: Kalmar FF (2010/11, 2011/12) dhe Landskrona (2012/13).

Leci gjatë karrierës së tij të gjatë është paraqitur në më shumë se 285 ndeshje dhe është shpallur kampion dy herë me Dritën si dhe ka fituar Superkupën e Kosovës me të njëjtin ekip..