Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria prezanton mbrojtës nga Afrika e Jugut

Liria ka prezantuar të premten mbrëma një mbrojtës nga Afrika e Jugut.

Siyabonga Dube së fundmi ishte pjesë e skuadrës Golden Arrows që luan në elitën e futbollit të Afrikës së Jugut.

Ai në fakt për kohë të gjatë ishte pjesë e kësaj skuadre, me të cilën ka zhvilluar 108 ndeshje dhe ka shënuar një gol e dy asistime.

Dube është mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa te Liria e kanë vlerësuar shumë.

Liria, që sivjet siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës, ka njoftuar edhe për transferime tjera.

Artikuj të ngjashëm